Në emisionin “Sport News” me gazetaren Enxhi Biba, ka folur Shkëlqim Muça. Ish-lojtari i Kombëtares së Shqipërisë ka shënuar gol ndaj Spanjës në 1986 dhe foli për atë moment, por dhe për tema të tjera lidhur me Kombëtaren aktuale.

Të përballeshe me ekipe të tilla ishte një kënaqësi dhe nga ana personale. Luanim me nivele të larta. Para viteve 90 zhvillonim pak ndeshje të këtij niveli. Ne mezi prisnim të luanim sepse në 1 vit mund të luanim 2 ndeshje.

Ishte një atmosferë që krijohej, të gjithë e prisnin. Detyra jonë si sulmues ishte të shënoje. Do luanim përballë lojtarëve të Barcelonës dhe Realit. Po luanim kundër lojtarëve të mëdhenj. Kur shënoje ishte kënaqësi.

Goli kur shënon të jep emocione, por më shumë i drejtohesh tifozëve. Unë iu drejtova një mikut tim fotograf. Ishte një kënaqësi sepse kaluam në avantazh. Bëmë një ndeshje dinjitoze, pavarësisht se humbëm

Për ne si lojtarë ishe më e lehtë sepse do luanim me emra të mëdhenj dhe e përjetonim me emocion. Atëherë kishte shenja inferioriteti. Pastaj kur fillonte loja, e shikonim se do bënim ndeshje shumë të mirë.

Jemi krenar kur kujtojmë se përballë kishim këtë lloj niveli. U grumbullonin më Kavalishensën e ushtrisë dhe aty ishte katastrofë. Bënim 1 muaj stërvitje për tu përballur me Spanjën. Kur preknim në bar na dukej çudi.

Çfarë pret nga kjo ndeshje?

Spanjë është një ekipi i nivelit të lartë, me stilin e lojës që ka. Duhet të luamë me shumë dinjitet, trajneri e njeh shumë mirë. Për të luajtur një ndeshje dinjitoze dhe të mos pësojmë shumë gola.

Ne jemi ekipi modest në krahasim me ta. Sot nuk shof që lojtarët tanë të kenë shenja inferioritet. E shikojnë që diferencat janë ngushtuar. Por Spanja është një ekip që të jep kënaqësi të luash kundër. Edhe mund të shënojmë. Tani mund t’i shënosh më kollaj pasi krijojnë hapësira prapa. Ata kanë mentalitet që të fitojnë 5-3, prandaj dhe mund t’i shënosh.

Broja

Lojtar i rëndësishëm për ne. Është fat që luan për përfaqësuese tonë. Premier Liga është niveli më i lartë i futbollit sot.Është një futbollist që ka pasur rritje, duke parë momentet e para ka pasur hezitime sepse luante pak. Tani duke shënuar është lojtari më i rëndësishëm tek ne.

Nuk diskutohet statusi i tij si titullar, vetëm po të bëhet ndonjë çmenduri Trajnerët që vijnë tek skuadrat tona, fusin lojtarët që luajnë për ekipin dhe jo në mënyrë individuale. Sidomos trajnerët italiani që luajnë në mbrojtje.

Duhet t’i shfrytëzojmë këta lojtarë. Duke pretenduar që Broja të mbrojë, i humb vlerat. Janë lojtarë që duhet t’i përshtatet grupit. Ai ka luajtur gjithmonë me 2 sulmes. Duhet 1 lojtar që t’i shërbej Brojës dhe jo e kundërta, Cikalleshi për shembull.

Po të kesh prioritet rezultatin do fusësh lojtarë që vrapojnë shumë për grupin dhe mund të çedosh tek loja. Ka trajnerë që kanë prioritet sulmin. Të gjithë duhet të kenë një mendim. Ne zhvillojmë lojëra të mira dhe pozicionohemi në ato rezultate.

Nëse i injekton lojtarëve mentalitetin që të mbrojë, bëhet e mërzitshme për ne tifozët. Rezultati vjen kur luan mirë, pro kur mundesh dhe luan keq.

Promovimi i talenteve

Unë kënaqem kur ekipi pasurohet me lojtarë të rinj dhe të talentuar. Brezat duhet të ndryshojnë. Duhet guxim i drejtuesve që të fusin lojtarë të rinj. Spanja për shembull futi Gavin. Talentit duhet t’i japësh dorën, ta aktivizosh.

Nedim Bajrami

Është një lojtar shumë i mirë, luan në nivele të larta. Ka karakteristika të ndryshme nga Broja, por është lojtar që na vlen shumë. Kam përshtypjen se Bajrami jep më shumë tek skuadra e tij se tek Kombëtarja. Ndoshta nuk është përshtatur sepse ka pak ndeshje, por tek Empoli e shoh në një nivel më të lartë.

Pika e dobët e Kombëtares

Unë mendoj se pika e dobët e Kombëtares është mesfusha. Nuk është në nivelin e mbrojtësve dhe sulmuesve. Duhen 2-3 lojtarë të mirë si i nivelit të Bashës, Skelës. Në mesin e fushës kemi probleme, sidomos një lojtar që luan para mbrojtjes që të jetë lider i vërtetë si Cana apo Lala.


Si duhet ta përballojmë sfidën me Spanjën?

Trajnerët e thonë pasi duan që çdo ndeshje t’iu japim rëndësi, por instikti i lojtarëve është që është një ndeshje miqësore dhe nuk është ai përqendrim si në ndeshjet zyrtare. Të jep mundësinë të luash më lirshëm. Skuadra mund të jap më të mirën. Ne duhet të shfrytëzojmë se ata na konsiderojnë si skuadër e dobët dhe ta kapim në befasi.


Parashikimi

Spanja do fitojë, pro jo me goleadë. 3-1 mendoj dhe do ishte rezultat i mirë.

Ndeshja me Gjeorgjinë

Sa më shumë ndeshje të luash as më mirë. Në kohën tonë nuk bënim ndeshje miqësore. Lojtarët duhet të njohin njëri tjetrin. Në ndeshje duket lojtari dhe si harmonizohet grupi. Gjeorgjia ka rritur nivelin dhe duhet ta provojmë veten për ta mundur.


Zhgënjim të mos kualifikohemi në Europian me këtë skuadër?

Grupet janë të forta, nëse Rusia nuk luan atëherë mundësitë rriten. Zhgënjim nuk është pasi janë skuadra të forta. Nuk dihet si do shkojë.


Kombëtarja e tanishme me atë të 2016-s?

Ajo ka qenë skuadër më e fortë sepse grupi ka qenë më solid. Ka qenë një ekip më i mirë. Lojtarë kemi, por si skuadër ka qenë më luftarake. Ka qenë më e harmonizuar mes reparteve.


Shkëlqim Muça i ri?

Unë mendoj që Broja mund të ketë shumë hapësira, pasi Spanjë sulmon me gjithë ekipin. Ai është lojtar i shpejtë