Vllaznia ka vijuar paraditën e sotme përgatitjet për gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Partizanit, në fushën sportive të Golemit. Futbollistët dhe stafi teknik janë të përqëndruar në maksimum tek sfida e rradhës, ku shpresojnë të marrin një rezultat sa më të mirë.

Lajm i mirë për trajnerin Plori është gatishmëria e gjithë lojtarëve për të luajtur në këtë ndeshje. Këtu përfshihen të dëmtuarit, Gurishta, Latifi, Jonuzi dhe Da Silva, si edhe Aralica, që ka shlyer pezullimin e kartonëve të verdhë.

Megjithatë, një nga lojtarët që ka dhënë shumë për ekipin në këtë sezon, mesfushori Ardit Krymi, ditën e sotme ka qenë pushim, nga pjesa tjetër e ekipit që vijon përgatitjet. Ai ka pësuar një dëmtim të vogël dhe për këtë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, teksa nesër do rifillojë stërvitjen me ekipin.

Ardit Krymi do të jetë i gatshëm për përballjen e 30 marsit me Partizanin, ashtu siç gjitha pjesa tjetër e lojtarëve.
Maringlen ZHIVANI