HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREShqetëson vetëm Krymi, Vllaznia rigjen Da Silvën dhe Ardit Hoxhajn për sfidën...

Shqetëson vetëm Krymi, Vllaznia rigjen Da Silvën dhe Ardit Hoxhajn për sfidën ndaj Partizanit

Vllaznia do të shkojë me organikë të plotë ndaj Partizanit. Me ekipin janë kthyer në stërvitje të gjithë të dëmtuarit, ndërsa i vetmi lojtar, që ka shfaqur disa shqetësime të vogla është Ardit Krymi, i cili nuk është ende plotësisht i gatshëm.

Mesfushori është një nga pikat kyçe të skuadrës dhe stafi mjekësor po bën maksimumin ta rikuperojë dhe ta vendosë në dispozicion të Plorit për ndeshjen e së mërkurës me “demat”.

Po ashtu, kapiteni Gurishta, pavarësisht se stërvitet me ekipin, sërish nuk duket plotësisht i gatshëm. Megjithatë, gjendja e mbrojtësit është më e mirë se e Krymit dhe ka shumë shanse të jetë në fushë në gjysmëfinalen e parë të Kupës.

Edhe në seancën e djeshme janë parë të stërviten normalisht me ekipin edhe dyshja Latifi e Da Silva. Latifi, i cili ka pasur një problem muskulor, duket se është shëruar plotësisht dhe do të jetë në gatishmëri për “demat”, teksa me shumë mundësi do ta nisë nga nisë nga minuta e parë. Edhe për Da Silvën shanset që ta nisë titullar, janë të mëdha.

Ky është një lajm shumë i mirë për trajnerin Plori, duke ditur rolin dhe vlerat e këtyre dy futbollistëve. Latifi është njëkohësisht edhe golashënuesi më i mirë i skuadrës shkodrane për këtë sezon.

Po ashtu, edhe rikthimi i Da Silvës rrit më tepër forcën sulmuese të kuqebluve duke mos harruar që me ekipin po stërvitet edhe gjysmësulmuesi tjetër, Ardit Hoxhaj, i cili prej muajsh qëndron jashtë fushave për shkak dëmtimi.

Sulmuesi nga Vlora shkëlqeu në sezonin që shkoi, por dëmtimet e kanë penguar shumë në këtë vit. Së fundi, ai është rikthyer sërish në stërvitje dhe duket se i ka lënë pas njëherë e mirë problemet fizike që ka pasur.

Vllaznia ka nevoje emergjente për lojtarë si Latifi dhe Da Silva për shkak se ata janë një fuqi e madhe në sulm. Është parë qartë se në ndeshjet kur ato kanë munguar, Vllaznia e ka humbur rrugën për te goli.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments