HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREÇudira shqiptare/ Futbollisti 27-vjeçar 'var këpucët në gozhdë' në mes të sezonit...

Çudira shqiptare/ Futbollisti 27-vjeçar ‘var këpucët në gozhdë’ në mes të sezonit dhe emigron drejt… Belgjikës

Shqipëria është duke kaluar një moment të vështirë ekonomik, teksa kriza duket se ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejt edhe te futbolli. Shpenzime të shumta me rritjen e çmimeve, ndërkohë që rrogat mbeten të ulta, madje ka edhe përgjysmime.

Nga pamundësitë ekonomike, një pjesë e futbollistëve, janë të detyruar të lënë përgjysëm ëndrrën e tyre dhe pasionin për futbollin, duke marrë rrugët e emigrimit, për një të ardhme më të ndritur.

Në këto kushte është gjendur edhe futbollisti i Maliqit, Xhulian Trëndafili, që së fundmi, ndërpreu në gjysëm aventurën me skuadrën e Kategorisë së Parë, duke marrë rrugët e kurbetit.

27-vjeçari, “vari këpucët në gozhdë”, edhe pse sezoni nuk është mbyllur, ende duke emigruar drejt Belgjikës, jo për të luajtur futboll, por për të punuar.

Vlen të theksohet fakti, se klubi i Maliqit, ndodhet në vështirësi financiare, teksa së fundmi vendosi të përgjysmonte rrogat e futbollistëve, për shkak të rezultateve negative. Juglindorët janë pozicionuar në vendin e parafundit të tabelës dhe janë me një këmbë në Kategorinë e Dytë.

Pas këtij vendimi për përgjysmim të rrogave, nga Maliqi janë larguar edhe 2 futbollistët titullarë, Klejdi Rapo dhe Romario Çelniku.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments