HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETirana nis të mendojë për përforcimet. Shënjestron Ardit Krymin te Vllaznia

Tirana nis të mendojë për përforcimet. Shënjestron Ardit Krymin te Vllaznia

Tirana kërkon lojtarë të rinj për Europën dhe sezonin e ri futbollistik. Sytë janë nga dy kampionate, ai kosovar dhe shqiptar. Dihet që Tirana kërkon të afrojë futbollistë, të cilët kanë dhënë shumë në fushën e lojës dhe që i njeh mirë. 

Siç dihet, te bardheblutë nuk afrojnë më lojtarë me kaseta. Gjatë gjithë kësaj kohe, Tirana ka parë elementët e mundshëm që mund të afrojë. Njeri nga lojtaret qe është shënjestruar një mesfushor. 21- vjeçari i Prishtinës, Qëndrim Zyba.

Ardit Krymi është një dëshirë tjetër e Tiranës. Mesfushori ka luajtur shumë mirë vitet e fundit dhe bardheblutë e kanë shumë dëshirë që ta afrojë. Ai do të ishte një siguri në mesfushë dhe një tjetër alternativë për Orges Shehin si në Europë dhe kampionatin e ardhshëm.

Krymit i mbaron kontrata në fund të majit dhe është lojtar i lirë. Dihet që dëshira për të ardhur te Tirana e çdo futbollisti është e madhe. Kështu, po shihet mundësia që në skuadër të bashkohet një mesfushor, i cili mund të luajë topin, që me shumë mundësi do të vijë nga kampionati shqiptar, prej një prej skuadrave të Superiores.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments