Tirana kërkon lojtarë të rinj për Europën dhe sezonin e ri futbollistik. Sytë janë nga dy kampionate, ai kosovar dhe shqiptar. Dihet që Tirana kërkon të afrojë futbollistë, të cilët kanë dhënë shumë në fushën e lojës dhe që i njeh mirë. 

Siç dihet, te bardheblutë nuk afrojnë më lojtarë me kaseta. Gjatë gjithë kësaj kohe, Tirana ka parë elementët e mundshëm që mund të afrojë. Njeri nga lojtaret qe është shënjestruar një mesfushor. 21- vjeçari i Prishtinës, Qëndrim Zyba.

Ardit Krymi është një dëshirë tjetër e Tiranës. Mesfushori ka luajtur shumë mirë vitet e fundit dhe bardheblutë e kanë shumë dëshirë që ta afrojë. Ai do të ishte një siguri në mesfushë dhe një tjetër alternativë për Orges Shehin si në Europë dhe kampionatin e ardhshëm.

Krymit i mbaron kontrata në fund të majit dhe është lojtar i lirë. Dihet që dëshira për të ardhur te Tirana e çdo futbollisti është e madhe. Kështu, po shihet mundësia që në skuadër të bashkohet një mesfushor, i cili mund të luajë topin, që me shumë mundësi do të vijë nga kampionati shqiptar, prej një prej skuadrave të Superiores.