Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE'Djelmnia' U17 nuk ia del, pëson një tjetër humbje në kampionat

‘Djelmnia’ U17 nuk ia del, pëson një tjetër humbje në kampionat

Djelmnia Shkodrane U17 është ndalur sot nga Akademia e Futbollit, në ndeshjen e luajtur në fushën sportive Zmijani. Nje rezultat ky qe i rendon edhe me shume pozitat e kesaj skuadre ne renditje.

Pjesa e parë është shoqëruar nga disa raste shënimi për të dy ekipet, megjithatë ka qenë Akademia e Futbollit që ka shënuar e para, në minutën e 30-të me anë të Gjokës. Për rrjedhojë, pjesa e parë është mbyllur në shifrat 0-1 në favor të Akademisë së Futbollit.

Në pjesën e dytë, Djelmnia Shkodrane U17 bën përpjekje për të gjetur rrugën e golit, por ata nuk kanë shënuar sërish. Ndërkohë, në minutën e 71-të, Stafuka do të shënonte golin e dytë për kryeqytetasit e Akademisë së Futbollit.

Përfundimisht, 0-2 për miqtë, të cilët ngjiten në kuotën e 20 pikëve, ndërkohë që Djelmnia Shkodrane U17 mbetet në shifrën e 11 pikëve, duke mbajtur sërish vendin e parafundit në renditje.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments