HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREE thotë gazetari i njohur: Thomas Brdariç do jetë trajneri i Partizanit

E thotë gazetari i njohur: Thomas Brdariç do jetë trajneri i Partizanit

Dritan Mehmeti do të largohet nga Partizani në fund të sezonit. 42-vjeçari mori drejtimin e skuadrës pas largimit të Ilir Dajës, ndërsa aventura e tij do të jetë deri në përfundim të këtij edicioni. Gazetari, Gjergji Stefa në emisionin “Gol pas Goli”, ka zbuluar se drejtuesit e Partizanit kanë arritur akodin me Thomas Brdariç.

Tekniku gjerman që u largua nga Vllaznia pak muaj më parë do të rikthehet sërish në Shqipëri, por këtë herë jo në Shkodër, por në Tiranë për të marrë drejtimin e Partizanit.

Tashmë ngelet për t’u parë nëse ky lajm do të konfirmohet në muajit në vijim apo janë thjesht zëra merkato. Nje gje e tille ne fakt ka kohe qe perflitet dhe mbetet vetem qe te mesohet nese eshte e vertete.

Brdariç kaloi nje vit e gjysem ne Shqiperi dhe eshte adaptuar me jeten ketu dhe me gjithçka tjeter prandaj dhe gjasat jane qe te firmose me Partizanin. Por per kete duhet pritur edhe nje muaj.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments