HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREStarova: Shpërbërja e Skënderbeut filloi pas dënimit

Starova: Shpërbërja e Skënderbeut filloi pas dënimit

Sulejman Starova, duke komentuar rënien e Skëndebreut nga Superiorja, u shpreh se shpërbërja e korçarëve nisi pas dënimit 10-vjeçar nga UEFA.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Starova deklaroi se sezonin e kaluar, Skënderbeu bëri mrekullinë duke mbijetuar, ndërsa këtë vit kanë vuajtur edhe dëmtimet e shumta.

Të krahasosh Skënderbeun e madh me këtë tani, nuk shkon. Pas dënimit, filloi shpërbërja e Skënderbeut. Sezonin e kaluar bënë mrekullinë dhe ia dolën të mbijetojnë.

Edhe këtë vit kishin të njëjtin objektiv. Bënë pak afrime në merkaton e janarit. Kanë bërë ndeshje të mira, por kanë vuajtur shumë dëmtimet. Vjet bënë mrekullinë, ndërsa këtë vit nuk ia dolën dot, duke parë edhe rivalët. Ishte një rënie logjikë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments