Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMirel Josa debuton me fitore në 'Loro Boriçi', Vllaznia mund Egnatian dhe...

Mirel Josa debuton me fitore në ‘Loro Boriçi’, Vllaznia mund Egnatian dhe qëndron në garë për Europën

Vllaznia ka arritur një fitore mjaft të bukur përballë Egnatias në shtëpi, në javën e parafundit të “Abissnet Superiore”, për të qëndruar në garë për Europën.

Shkodranët kaluan në avantazh që në minutën e 19’ me Aralicën dhe më pas dyfishuan shifrat me një autogol të Agbekpornut.

Në pjesën e dytë Xhekson ngushtoi diferencën pas një goli të shënuar për rrogozhinasit, por ishte Da Silva i cili mendoi për t’i mbyllur llogaritë e ndeshjes.

Pati minuta dhe për Ndriçim Shtubinën, i cili hyri në fushën e lojës në pjesën e dytë, me sulmuesin që do të japë dorëheqjen në fund të sezonit.

Kështu Mirel Josa debuton në mënyrën më të mirë të mundshme me Vllazninë, duke e mbajtur ende në garë për Europën nëpërmjet kampionatit, ndërsa Egnatia pa objektiva i ka sytë nga sfida “playoff” e Kategorisë së Parë për të mësuar kundërshtarin e saj.

VLLAZNIA-EGNATIA 3-1

Aralica 19′, Agbekpornu (A.G) 38′, Da Silva 70′ / Xhekson 63′

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments