Sezoni 2021/2022 në “Abissnet Superiore” ka përfunduar dhe tashmë ka ardhur momenti i vlerësimit për atë çfarë është dhënë përgjatë kampionatit. Në emisionin “Skaner” në “MCN TV”, anëtarët e panelit, Ardian Behari, Nevil Dede, Ernest Gjoka, Ermal Tahiri, Sulejman Starova dhe Ylli Aga, kanë përzgjedhur 11-shen më të mirë të sezonit që uli siparin pak ditë më parë.
Ajo që surprizon ose bie në sy më tepër, është fakti se sa pak Vllazni ka në këto formacione. Ardian Behari e ka vendosur Diagne në qendër të mbrojtjes të 11-shes së tij më të mirë, ndërsa nga ana tjetër mbrojtësi senegalez është përzgjedhur nga Nevil Dede në formacionin e dytë. Ernest Gjoka ka përzgjedhur Gurishtën në formacion.
Po ashtu, Ermal Tahiri për krahun e majtë, ka zgjedhur Hakajn dhe Latifin në sulm. Ndërkohë që, edhe Ylli Aga për krahun e majtë të mbrojtjes, ka përzgjedhur edhe ai Hakajn. Specialistët të pyetur, nëse në këtë 11-she, mund të kishte vend edhe për një prej mesfushorëve më të mirë të kampionatit, siç është Ardit Krymi, thanë që fare mirë, mund të ishte edhe ai, por e arsyetuan duke thënë se ekipi i tij renditet në vendin e pestë dhe jo në vendet e para të tabelës së klasifikimit.
Poashtu, si tre ndër trajnerët më të mirë, Gjoka, Dede, Tahiri dhe Aga kanë zgjedhur teknikun aktual të Vllaznisë, Mirel Josa, por zgjedhja ka ardhur për punën që ka bërë tek Laçi, pasi tek shkodranët deri më tani ka pasur shumë pak kohë në dispozicion. Ndiqni më poshtë 11-shen më të mirë të sezonit nga Ardi Behari, Nevil Dede, Ernest Gjoka, Ermal Tahiri, Sulejman Starova dhe Ylli Aga. /Maringlen ZHIVANI/
Ardian Behari – Simoni, Mala, Bitri, Diagne, Ziko, G. Taipi, Shehu, Totre, Seferi, Skuka, Guindo Tr: Orges Shehi
Nevil Dede – Bekaj, Marku (Hadroj), Bitri (Diagne), Najdovski (Malota), Ismailgeci (Allmuça), Totre (G. Taipi), Shehu (Massanga), Limaj (Agbekpornu), Seferi (Jackson), Mazrekaj (Xhixha), Guindo (Skuka) Tr: Orges Shehi
Ernest Gjoka – Bekaj, Gurishta, Belica, Hoxhallari, Ndreca, Totre, Shehu, Limaj, Seferi, Xhixha, Skuka Tr: Orges Shehi
Ermal Tahiri – Bekaj, Marku, Bitri, Hoxhallari, Hakaj, G. Taipi, Shehu, Totre, Seferi, Latifi, Guindo Tr: Orges Shehi
Sulejman Starova – Hoxha, Marku, Belica, Hoxhallari, Ismailgeci, Deliu, Totre, Limaj, G. Taipi, Xhixha, Seferi Tr: Orges Shehi
Ylli Aga – Bekaj, Marku, Najdovski, Hoxhallari, Hakaj, Deliu, G. Taipi, Totre, Seferi, Xhixha, Guindo Tr: Orges Shehi


