Ka shume diskutime se cili ka qene lojtari i cili ka spikatur me shume ne sezonin qe sapo u mbyll. Sulejman Starova, duke folur për sezonin e Vllaznisë, u shpreh se shkodranët realizuan një objektiv madhor, siç është fitimi i Kupës.
Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Starova deklaroi se te Vllaznia, vetëm Hakaj ka dhënë diçka më tepër, nga afrimet e merkatos
“Vllaznia realizoi një objektiv madhor si fitimi i Kupës. Gjatë kampionatit kanë pasur oshilacione. Do një analizë të madhe, pse ndodhën këto oshilacione. Mund të jetë kontribut i pamjaftueshëm i lojtarëve që u morën për të bërë diferencën. Mund të ketë pasur më shumë presion.
Nga blerjet e reja, Hakaj ka dhënë pak më tepër se të tjerët. Aralica është në pikëpyetje. E kanë kaluar shumë sulmues. Vllaznia rrezikoi ta humbiste Europën, por në momentin që fitoi Kupën, u arrit objektivi. Kjo Vllazni duhet të ndryshojë, për të arritur objektivin titull dhe Kupë”- ka deklaruar Starova.







