Vllaznia ka bere detyren n pasditen duke u kualifikuar per ne çerekfinalen e Kupes se Shqiperise. Ndonese ka shkelqimin e duhur, kuqeblute jane munduar te administrojne avantazhin 2-0 te krijuar qe ne ndeshjen e pare dhe ndonese per pak minuta u vune ne panik, serish ne fund kane gezuar pas barazimit 1-1 ndaj Bylisit.
Nderkohe trajneri Josa pas ndeshjes per mediat eshte shprehur se do te ishte nje perballje e veshtire, por gjithsesi skuadra ia doli te marre ate qe deshironte dhe te shkoje me tej ne kete kompeticion.
“Pavarësisht rezultatit të takimit të parë e dinim mirë se nuk do të ishte një takim i lehtë për ne. Edhe Ballshi vinte me pretendimet e veta dhe i thashë djemve që sot më intereson vetëm kualifikimi. Skuadra ishte e kujdesshme se çfarë do të bënte më mirë kur të dilte në gjysmëfushën kundërshtare.
Ne nuk po dilnim rrjedhshëm në lojën tonë dhe kur pësuam normalisht që ndjemë edhe presionin e rezultatit. Por për fat shënuam golin dhe gjitha gjërat u balancuan. Unë nuk shikoj individin në ndeshje dhe kush shënon, ai duhet të më tregoj edhe mua dhe shokëve të skuadrës që unë jam për të bërë edhe këtë punë.
Në përgjithësi jam i kënaqur me kualifikimin, por edhe me frekinë e skuadrës, pasi disa lojtarë i lashë pushim pasi kishin shumë ngarkesë. Tani do të mendojmë si do ta rikuperojmë skuadrën për ndeshjen ndaj Kukësit. Unë nuk do të mendoj fare për Vllaznia- Partizani në Kupë, ajo ka kohë. Tani unë mendoj për Vllaznia -Kukësi.
Unë nuk mendoj se Vllaznisë i mungon agresiviteti në mesfushë, por duhet të ndajmë më mirë kur luajmë me mbrojtje zonale apo një për një. Këtu duhet të zgjidhim më tepër dhe problemet e ekujlibrit. Të dy lojtarët e mesfushës i kemi ndërtuesa e jo shkatërruesa. Porblemi është të zgjidhim ekujlibrat kur skuadra mbron dhe sulmon. Ne nuk do të nxitojmë për të futur në fushë asnjë lojtarë nëse nuk do të jetë tërësisht i plotë”- eshte shprehur trajneri Josa./SHKODRA-SPORT.COM/