Pas shume javesh aktivizimi e perpjekjesh, me ne fund vjen edhe goli i tij i pare me fanellen e Vllaznise. E kemi fjalen per mesfushorin Rejan Alivoda i cili shenoi pasditen e sotme golin e barazimit per kuqeblute qe u dha edhe kualifikimin per ne çerekfinale te Kupes se Shqiperise.

Vete 19 vjeçari eshte shfaqur i lumtur pas ndeshjes teksa ne nje prononcim te dhene per mediat, ka bere edhe nje dedikim te veçante per kete gol te tij te pare te shenuar ne ndeshjet zyrtare me ekipin e pare te Vllaznise.

“Jam shumë i kënaqur për golin por më shumë për kualifikimin e Vllaznisë. Jam shumë i kënaqur me atë po jap dhe shpresoj që të luaj sa më mirë dhe të justifikoj plotësisht besimin e stafit teknik dhe shokëve. Vllaznia ndaj Partizanit është një sfidë shumë e fortë. Partizanin e kemi mundur në fillim të këtij viti, pavarësisht se Partizani ka një ekip shumë të mirë.

Fitorja e ndeshjes së fundit ndaj tyre na jep optimizëm që të fitojmë edhe në ndeshjet e Kupës dhe të kualifikohemi më tej. Ndaj Kukësit nuknë do të jetë e lehtë. Kuksi ka bërë dy fitore dhe vjen me një moral të lartë.

Por edhe ky kualifikim i yni në Kupë na rrit shumë nga ana psikologjike dhe kam shumë besim se do të luajmë mirë dhe do ta fitojmë atë takim. Goli im i parë shkon për familjen time, por edhe gjithë stafit që më ka besu dhe gjyshit tim të ndjerë.”/SHKODRA-SPORT.COM/