Pavaresisht humbjes 0-2 ne ndeshjen e pare, Bylis tentoi te permbyste gjithçka ne Shkoder dhe ne fakt pas golit te Kaçorrit loja sikur u hap, por barazimi me golin e Alivodes mbylli gjithçka duke kaluar me tej ekipin e Vllaznise.
Pjestari i stafit teknik te Bylisit Arber Sino qe ka drejtuar sot ekipin per shkak te pezullimit te trajnerit te pare Naxhi Shansoi, duke folur pas ndeshjes per mediat u shpreh:
“Ishte një ndeshje e bukur e zhilluar nga ana jonë. Në pjesën e parë ishim më mirë se Vllaznia dhe kërkuam që të shënonim gol. Në pjesën e dytë në 15 minutat e parë Vllaznia ishte diku më mirë. Më pas aritëm që të shënonim por më pas u ndëshkuam me të.kuqe dhe për më shumë se 10 minuta kemi luajtur me 10 lojtarë.
Nëse do të ishim me forca të barabarta mund të shënonim edhe golin e dytë dhe mund të kualifikoheshim. Ndikoj edhe rezultati 0-2 i ndeshjes së parë. Ne kemi besuar që kur jemi nisur për në Shkodër dhe jo më kur shënuam të parët.
Në ndeshjen e rradhës shkojmë me një moral të lartë. Kemi dy fitore në kampionat, por edhe ky barazim na jep të drejtën për të kërkuar më të mirën edhe ndaj Teutës.”/SHKODRA-SPORT.COM/