Gjatë ditës së sotme me gjasë, Nemanja Bosançiç pritet të prezantohet te Vllaznia. Burime të “Shkodra Sport” kanë mësuar se, prezantimi i tij është lënë për ditën e sotme, në mënyrë që të prezantohet nga presidenti Alban Xhaferi, i cili mbrëmjen e djeshme është kthyer nga Zvicra, teksa mori pjesë në hedhjen e shortit në Nion.
Në fakt, nga sa mësohet në adresë të Bosançiç ka pasur edhe oferta të tjera. Megjithatë, duket se drejtuesit e Vllaznisë ishin më konkret dhe më këmbëngulës në transferimin e mesfushorit serb, i cili në këtë mënyrë do të provojë veten edhe në Abissnet Superiore.
Bosançiç te Struga luajti për gati dy vite, teksa sezonin e fundit me fanellën e ish-ekipit rregjistroi 31-ndeshje dhe 8 gola të shënuar pëe ekipin e tij.
Po ashtu, Nemanja Bosançiç pritet të vendoset nën urdhërat e trajnerit të Vllaznisë, Mirel Josa, duke nisur nga seanca e rradhës stërvitore. Megjithatë, një gjë e tillë mbetet për t’u parë në orët në vijim.
Maringlen ZHIVANI







