Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREE KRYER/ Dinamo vendos t'ia besojë pankinën një emri të njohur

E KRYER/ Dinamo vendos t’ia besojë pankinën një emri të njohur

E “emeruan” njehere, me pas e pergenjeshtruan por ne fund duket se vendimi do te jete serish i njejti. Dinamo ka marre vendim për stolin. Nevil Dede është zyrtarisht trajneri i ri i kryeqytetasve. Lajmi i publikuar disa ditë më parë nga gazeta është konfirmuar së fundi nga vetë presidenti Ardian Bardhi. Në një prononcim të shkurtër të dhënë për “Panorama Sport”, i pari i klubit ka pohuar se së shpejti do të bëhet edhe prezantimi i tij.

Janë shuar kështu që të gjitha dilemat për çështjen e “timonierit”. Edhe pse patën një ide për të marrë sërish të huaj, klubi ka zgjedhur që t’ia besojë pankinën një eksperti. Pasi ngjiti Erzenin në Kategorinë e Parë, 47-vjeçari vjen me të njëjtin mision edhe te blutë.

“Nevil Dede është trajneri i ri i Dinamos. Kjo është zgjedhja jonë për stolin e skuadrës dhe prezantimi do të bëhet këto ditë”, u shpreh fillimisht presidenti.

Nevil Dede do të marrë kështu drejtimin e Dinamos, duke zëvendësuar italianin Rodolfo Vanoli. Ky i fundit e drejtoi këtë ekip në pjesën e fundit të kampionatit, ku zyrtarisht skuadra “lau” duart me Superioren.

Kandidat për stolin blu ishte edhe Artan Mërgjyshi, madje kishte edhe një akord paraprak. Por situata u përmbys dhe zgjedhja përfundimtare e drejtuesve është ish-mbrojtësi i Tiranës dhe Kombëtares.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments