Veleçiku pas largimit te Haris Likes eshte hedhur ne kerkim te nje trajneri te ri qe do ta drejtoje ate ne sezonin e ri futbollistik 2022-23, sezon qe pritet te kene pretendime ambicioze.

“Shkodra Sport” meson ne menyre se drejtuesit koplikas jane shume prane akordit me nje emer shume te njohur te futbollit shqiptar, Dritan Smajlin. Kontaktet qe kane patur me te jane drejt mbylljes se marreveshjes dhe shume shpejt ai pritet te zyrtarizohet si trajneri i ri i Veleçikut.

Ish- mbrojtesi i njohur i Vllaznise e pat deklaruar edhe pak kohe me pare se kishte ardhur momenti per te hequr dore nga drejtimi i ekipeve te moshave dhe per te marre nje ekip te rriturish. Ne fakt emri i tij u permend edhe si nje kandidature e mundshme per pankinen e Dinamos por gjerat kane marre rrjedhe tjeter atje.

Si rrjedhoje tashme lezhjanin mund ta shohim me shume mundesi ne pankinen e Veleçikut. Vendimi perfundimtar pritet te jepet ndoshta per çeshtje oresh sepse akordi mes paleve eshte arritur.

Dritan Smajli pritet te vije ne Malesi te Madhe, andej nga ka dhe origjinen, per te ndertuar nje ekip pretendent per ngjitjen ne kategorine e pare dhe me ambicjet qe ai ka, mund te jete plotesisht e arritshme./SHKODRA-SPORT.COM/