HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREGoditje të bujshme në merkato, Dinamo akord me dy lojtarë të… Portos

Goditje të bujshme në merkato, Dinamo akord me dy lojtarë të… Portos

Dinamo po bën gati dy goditje të bujshme në merkato.

Bëhet me dije se është arritur një akord me klubin e njohur të Portos, për të huazuar dy futbollistë që aktivizohen me ekipin B.

Këto ditë përfaqësues të kryeqytetasve do të udhëtojnë në Portugali për të mbyllur marrëveshjen dhe shumë shpejt ata do t’i bashkohen skuadrës.

Edhe pse emrat e tyre nuk zbulohen për momentin, gazeta mëson se bëhet fjalë për një mesfushor dhe një sulmues.

Ata janë lojtarë të rinj në moshë, 20 dhe 22 vjeç, me vlera të larta në treg, që shkojnë në 1.5 deri në 2 milionë euro.

Me mbylljen totale të marrëveshjes do të mësohen më shumë detaje për këtë “operacion”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments