HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPlot 240 mijë euro të arkëtuara, Skënderbeu një shembull për Vllazninë dhe...

Plot 240 mijë euro të arkëtuara, Skënderbeu një shembull për Vllazninë dhe gjithë Superligën

Skënderbeu ishte ekipi që bëri historinë e futbollit shqiptar në 10-12 vitet e fundit. Korçarët jo vetëm që fituan tituj njëri pas tjetrit në Superligë, por morën pjesë edhe dy herë në grupet e Europa League.

Kjo duke shënuar arritje historike për futbollin shqiptar në nivel klubesh. Por bardhekuqtë përveç sukseseve sportive, kishin edhe sukses ekonomik.

Ku emra si Latifi, Berisha, Olayinka, Zeka e shumë të tjerë u shitën jashtë vendit për shifra goxha të majme. Një shembull për gjithë klubet shqiptare se si duhen menaxhuar talentet dhe si mund të përfitohet shumë prej tyre. E tradita për korçarët vijon edhe këtë merkato. Pavarësisht se tashmë të rrëzuar në Kategorinë e Parë, ata kanë shitur futbollistë me vlerën e 240 mijë eurove.

Uerdi Mara kaloi në Turqi për shifrën e 150 mijë eurove, ku për më tepër do mbahet një përqindje e kartonit në rast rishitje të fantazistit. Po ashtu Alfred Mensah është larguar drejt Izraelit për 90 mijë euro. Një shembull për Vllazninë dhe gjithë skuadrat e Superligës se si mund të fitosh edhe në rastet kur rezultatet sportive nuk janë aty ku duhet.

E nga ana e tyre kuqeblutë humbën elementë si Krymi apo Adili me parametra 0. E sidomos mesfushori i cili dje luajti edhe në Champions League me skuadrën e Shakhtar Solygorski, duke zhvilluar një ndeshje shumë pozitive.

Këto gabime duhet të shërbejnë për të ardhmen, ku drejtuesit duhet të jenë më të “mprehtë” me çështjen e promovimit dhe shitjes së elementëve cilësor.

Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments