HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREZyrtare: Bylisi e nis merkaton nga Italia, firmos gjiganti i sulmit

Zyrtare: Bylisi e nis merkaton nga Italia, firmos gjiganti i sulmit

Bylisi ka nisur merkaton. Ballshiotët, të rikthyer në elitë, kanë nënshkruar me sulmuesin Luis Kaçorri, i cili ka luajtur kryesisht në Serie D në Itali.

Vjet ai ishte pjesë e skuadrës së Arzachena, ndërsa më parë është aktivizuar edhe me Savoia, Corregese, Citanovese, Ligrona, Fermana, Capri etj.

“Mirë se vjen Luis Kaçorri! I rritur në futbollin italian, shtatlarti i sulmit, Luis Kaçorri, ka pranuar ofertën e klubit tonë për të vijuar karrierën e tij!

I urojmë suksese me ngjyrat bardhekuqe në tre vitet e ardhshme! Luis Kacorri, 24 shkurt 1998; 1.94 metër”, shkruan Bylisi në njoftimin e bërë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments