HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMbrëmje zyrtarizimesh, Erzeni prezanton gjashtë afrime

Mbrëmje zyrtarizimesh, Erzeni prezanton gjashtë afrime

Ditë intensive merkatoje tek Erzeni, ekipi që siguroi rikthimin në Superiore pas 19 vitesh. Klubi nga Shijaku ka zyrtarizuar gjashtë afrime mbrëmjen e sotme.

Ata janë Dren Gashi, sulmuesi dardan që vjen nga Dukagjini. Me Erzenin ka firmosur edhe mbrojtësi Gëzim Krasniqi, i cili sezonin e fundit mbajti shiritin e kapitenit te Egnatia.

Me Erzenin ka firmosur edhe portieri Dashamir Xhika, pjesë e Kukësit në sezonin e fundit. Përforcimi i radhës është braziliani Fernandinho.

Ndërkohë, pjesë e skuadrës së Xhevahir Kapllanit do të jenë edhe Ardit Peposhi, anësori i majtë që vjen nga Llapi, dhe portieri Klevis Hasanbelli.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments