Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELargohet pa debutuar, trajneri i ri 'skualifikon' nga Partizani futbollistin e sapoardhur

Largohet pa debutuar, trajneri i ri ‘skualifikon’ nga Partizani futbollistin e sapoardhur

Ka disa të rinj, të cilët nuk pritet të kenë hapësira në skuadër në sezonin e ri dhe Partizani po mendon t’i sistemojnë në ekipe të tjera, ku të kenë më shumë hapësira dhe të fitojnë eksperiencë.

Arçejnxh Bintsuka, i ardhur në këtë verë në kampin e kuq, do të largohet pa debutuar ende në një ndeshje zyrtare. “Panorama Sport” ka arritur të mësojë se kongolezi është pranë huazimit te skuadra e Dritës në Kosovë.

Që me ardhjen e tij, Kolela e ka “skualifikuar” Bintsukën dhe ka dhënë miratimin e tij për ta larguar nga gjiri i ekipit.

Lojtari nga ana e tij kërkon minuta dhe natyrshëm do të ishte dakord për kalimin në Gjilan te Drita. Në ditët në vazhdim priten edhe huazime të tjera./PANORAMA-SPORT/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments