HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREKërkon kualifkimin në kupë, por statistikat e Flamurtarit kundër Vllaznisë janë negative

Kërkon kualifkimin në kupë, por statistikat e Flamurtarit kundër Vllaznisë janë negative

Vllaznia do rikthehet sërish në aktivitet ditën e hënë dhe tashmë në kuadër të kupës së Shqipërisë. Përballë do jetë Flamurtari në raundin e 1/16. Takimi që në vetvete mbart shumë histori, por që në vitet e fundit rivaliteti ka rënë për shkak se vlonjatët janë pjesë e kategorive të ulëta. Por gjithsesi sfida pritet interesante.

Ku edhe kuqezinjtë kanë shprehur ambice për të kaluar Vllazninë, por duket se statistikat e viteve të fundi favorizojnë qartazi shkodranët. Duke u nisur që nga edicioni i shkuar i kupës, ku sërish ishin përballë. Vllaznia arriti ti fitonte të dy ndeshjet me rezultatin 1-0 në Shkodër dhe 1-2 në Vlorë. Po ashtu edicioni 2019-20 i Superiores do shikonte 3 fitore të Vllaznisë dhe 1 barazim.

E po në atë sezon, dy skuadrat do ishin rivale edhe në kupë ku barazonin 2-2 në Shkodër dhe Vllaznia fitonte 0-2 në Vlorë duke u kualifikuar. Në vitin 2018, kuqeblutë do fitonin 3-0 dhe barazonin 1-1 kundër vlonjatëve. Ndërsa për të parë një fitore të kuqezinjëve duhet të kthehemi 5 vite në kohë.

Më saktë 09.12.2017, ku Flamurtari fitonte në shtëpi me rezultatin 2-0 kundër Vllaznisë. Do ishin golat e Mustes dhe Camara që do vendosnin gjithçka. E duket se çdo statistikë anon nga Vllaznia dhe duke parë edhe diferencat aktuale që kanë dy skuadrat, kualifikimi për vlonjatët duket një mision “i pamundur”.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments