HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTEMERKATO/ Pas dy të parëve, te Murlani mbërrijnë edhe tre futbollistë të...

MERKATO/ Pas dy të parëve, te Murlani mbërrijnë edhe tre futbollistë të tjerë brazilianë

Murlani vijon perpjekjet per t’u perforcuar ne prag te nisjes se kampionatit te ri. Pas rikthimit te dy futbollisteve braziliane qe kane qene pjese e tij edhe ne sezonin e kaluar, pikerisht Edson Trianoski dhe Gabriel Noronha, njeri sulmues tjetri qender mbrojtes.

Por nderkohe, “Shkodra Sport” meson se prej tre ditesh tek ky ekip jane duke u stervitur edhe tre futbolliste te tjere braziliane. Ato jane ne prove dhe deri neser trajneri Pepaj dhe stafi i tij do te vendosin nese do t’i mbajne apo jo.

Per momentin ka dyshime ne lidhje me formen e tyre, megjithate nuk ka me kohe per t’i provuar dhe si rrjedhoje neser do te merret medoemos vendimi perfundimtar sepse siç dihet do te mbyllen listat e federimit, ngaqe kampionati starton te dielen.

KF Murlani u shoqerua kete vere me largimin e trajnerit Xhahysa dhe po ashtu edhe te disa lojtareve dhe per kete arsye, drejtuesit u detyruan te nderhyjne ne merkato per ta plotesuar skuadren serish me lojtaret e duhur dhe deri diku ia kane arritur.

Ndonese ende nuk ka nje prononcim zyrtar, mesohet se ekipi i Murlanit edhe ne sezonin e ri do te tentoje te jete ne mes pretendenteve per ngjitjen ne kategorine e pare. Sezonin e kaluar iu afrua deri afer ketij objektivi por nuk e arriti dot dhe prandaj do te tentoje serish./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments