HomeKRYESOREDitë e shënuar për 19-vjeçarin shkodran, debuton në Greqi me ekipin legjendar

Ditë e shënuar për 19-vjeçarin shkodran, debuton në Greqi me ekipin legjendar

Prej disa muajsh emri i tij ka qenë pjesë e vazhdueshme e medias sportive. Kjo për zgjedhjen e tij për të luajtur me kombëtaren e Shqipërisë dhe jo atë të Greqisë. Fjala është për shkodranin, Andreas Ndoj. Futbollisti i lindur dhe rritur në vendin helen, tashmë po hedh hapat e parë në futbollin e madh.

I formuar tek akademia më e mirë në Greqi, ajo e Olimpiakos, Ndoj sot ka bërë debutimin e tij si titullar në Superligën greke. 19-vjeçari ka luajtur si titullar në fitoren e bardhekuqve në transfertë në shifrat 1-2 kundër OFI Kretë. Trajneri spanjoll, Gonzalez i ka besuar aftësive të shkodranit duke e hedhur atë në fushë nga minuta e parë.

Dhe jo në rolin e tij natyral, atë të mesfushorit para mbrojtjes, por si një qendër mbrojtës. Duket se emocionet e debutimit kanë bërë të veten, pasi Ndoji ka shkaktuar një autogol dhe po ashtu është ndëshkuar me karton të verdhë. Duke bërë që të zëvendësohej me fillimin e pjesës së dytë.

Gjithsesi ky është një hap pozitiv për futbollistin e kombëtares sonë u-21. Që po hedh hapat e parë drejt një të ardhmeje që duket e ndritur për të. Ku që në një moshë shumë të re po luan në një ligë të fortë, me një prej ekipeve legjendare të të gjithë Ballkanit.
Emdri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments