Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBehari" Fitoren që mori ndaj Vllaznisë, Partizani e çoi dëm sot ndaj...

Behari” Fitoren që mori ndaj Vllaznisë, Partizani e çoi dëm sot ndaj Kastriotit

Trajneri Ardi Behari, në emisionin “Skaner” në MCN TV, deklaroi se skuadrat që pretendojnë titullin kampion, duken nëse fitojnë në fushën e Bylisit dhe nëse mposhtin Kastriotin.

Behari u shpreh se ndaj Kastriotit, Partizani i kishte rastet për shënim, ndërsa shtoi se krutanët bënin presion aty ku humbisnin topin.

Fitoren që mori me Vllazninë, Partizani e shpërdoroi ditën e sotme me Kastriotin. Nëse do fitonte, do mbante distancën nga ndjekësit. Janë dy-tre skuadrat, që janë kriter për të dalë kampion. Fusha e Ballshit, kush fiton aty, është pretendent për kampion.

Po ashtu edhe për ndeshjen me Kastriotin. Partizani kishte raste për shënim. Unë nuk pashë një Kastrioti që u mbrojt në zonën e tij, unë pashë një skuadër që luftonte për të marrë topin aty ku e humbiste. Krutanët morën një rezultat të shkëlqyer.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments