HomeKRYESORENdodh ajo që pritej! Me Inzagin nuk prek as fushën, Kristjan Asllani...

Ndodh ajo që pritej! Me Inzagin nuk prek as fushën, Kristjan Asllani largohet nga Interi në janar

Në Itali ka raportime të fundit, por historia është e ditur dhe logjike.

Kristjan Asllani do të largohet nga Interi në janar, në formën e huazimit. Mesfushori shqiptar shkoi te zikaltërit si mesfushori zëvendësues i Brozovic.

Atëherë u përfol se Inzagi po mendonte një zgjidhje për t’i futur të dy nga minuta e parë.

Jo vetëm që kjo nuk ndodhi, por trajneri i Interit nuk e aktivizon Asllanin as kur mungon Brozovic, si rasti i fundit kur po luhej ndaj Salernitanës.

Tekniku i zikaltërve ka preferuar improvizimin e Calhanoglu para mbrojtjes, duke e detyruar lojtarin e Kombëtares që të bëjë gati valixhet dhe të shpresojë se do të ketë një të ardhme te Interi disa kohë më vonë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments