Vendi i lene bosh pas shkarkimit te Klodian Duro eshte zene nga nje tjeter trajner. Edlir Tetova është emëruar se fundi trajner i ketij ekipit. Pas largimit të Klodian Duros, klubi ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij.

Tetova u shkarkua nga drejtimi i Egnatias për mungesë rezultatesh ku në 8 javë kampionat arriti të grumbullonte 9 pikë. Ndërkohë tashmë është emëruar në krye të një skuadre tjetër e cila është në krizë. Drejtuesit e ekipit kanë zgjedhur të besojnë në aftësitë e tij trajnuese për të dalë nga kjo situatë aspak e mirë për lushnjarët.

Rikujtojmë që Egnatia tashmë ka emëruar në krye të rrogozhinasve trajnerin Shpëtim Duro. Rrokada e trajnerev shqiptare ne fakt eshte kthyer ne mode. Nje shkarkohet prej nje pankine per mungese rezultatesh, nderkohe qe po ai brenda pak ditesh emerohet ne krye te nje pankine tjeter me shpresen se ate do ta ngjise aty ku duhet.

Ne fakt edhe mund te rezultoje keshtu, por shpresat jane te pakta. Megjithate ne Lushnje besojne tek Tetova dhe mendojne se me te ne pankine gjerat do te shkojne mire dhe ata do te arrijne objektivat qe i kane vene vetes per kete sezon.