HomeKRYESOREMomente të mira për Bekim Balajn. Pas atij me kombëtaren, shënon gol...

Momente të mira për Bekim Balajn. Pas atij me kombëtaren, shënon gol edhe në Turqi

Bekim Balaj duket se po gjen formën e tij të mirë, ku së fundmi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës. Sulmuesi shkodran, pas golit të shënuar në miqësoren kundër Arabisë Saudite me Kombëtaren, ka shënuar edhe në kampionat me skuadrën e Keçiorengyçy, në transfertë kundër Tuzlasporit.

Në një top të shërbyer në zonë, Balaj u gjend i lirë dhe i mjaftoi që ta shtynte drejt rrjetës, për të çuar rezultatin në 1-3, duke vulosur kështu fitoren.

Ky ishte goli i parë i 31-vjeçarit për skuadrën e Keçiorengyçy, e cila ndodhet në vendin e dytë të Kategorisë së Dytë në Turqi.

Kujtojmë këtu se, Bekim Balaj luan në një ekip me dy shqiptarët e tjerë, siç janë Jurgen Bardhi dhe Uerdi Mara, ndërsa pjesë e kësaj skuadre është edhe ish-sulmuesi i Kukësit, Patrick Eze.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments