HomeKRYESOREKombëtarja e Ganës mbërrin në Katar, por bën një gafë të madhe

Kombëtarja e Ganës mbërrin në Katar, por bën një gafë të madhe

Gana është një nga Kombëtaret pjesëmarrëse në Botërorin e Katarit, që starton të dielën më 20-nëntor.

Kombëtarja afrikane ndodhet në grupin H, me Portugalinë, Uruguain dhe Korenë e Jugut, teksa ndeshjen e parë e kanë më 24-nëntor ndaj portugezëve.

Gana është nisur në Katar, por ata kanë bërë një gafë të madhe. Kështu, sipas mediave ganeze, Gana ka harruar fanellat e ndeshjeve në shtëpi dhe kjo mund të kthehet në një problem të madh.

Për shkak se shërbimi postar në Ganë është shumë i ngadaltë, nuk është e sigurt nëse fanellat do të mbërrijnë në kohë për ndeshjen. Megjithatë, mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments