Gana është një nga Kombëtaret pjesëmarrëse në Botërorin e Katarit, që starton të dielën më 20-nëntor.

Kombëtarja afrikane ndodhet në grupin H, me Portugalinë, Uruguain dhe Korenë e Jugut, teksa ndeshjen e parë e kanë më 24-nëntor ndaj portugezëve.

Gana është nisur në Katar, por ata kanë bërë një gafë të madhe. Kështu, sipas mediave ganeze, Gana ka harruar fanellat e ndeshjeve në shtëpi dhe kjo mund të kthehet në një problem të madh.

Për shkak se shërbimi postar në Ganë është shumë i ngadaltë, nuk është e sigurt nëse fanellat do të mbërrijnë në kohë për ndeshjen. Megjithatë, mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim.
Maringlen ZHIVANI