Një situatë vërtetë e çuditshme ndodh me Beji Anthony sa herë që Bylisi luan kundër Partizanit. Sulmuesi nigerian është një nga futbollistët më të spikatur tek ballshiotët, por gjithmonë kur ata luajnë me Partizanin, ai nuk aktivizohet.

Në fakt, nuk dihet ende arsyeja se pse drejtuesit ballshiotë në ndeshjet me Partizanin, nuk e aktivizojnë Anthony, ndonëse është sulmuesi kryesor i tyre.

Një situatë e tillë ka ndodhur edhe në ndeshjen e parë, teksa atëherë thanë se kishin probleme me futbollistin, por vetëm tre ditë më vonë, në ndeshjen e rradhës ndaj Laçit, e nisi si titullar.

Në fakt, këto “probleme” sulmuesit Beji Anthony i dalin vetëm për ndeshjen me Partizanin, teksa në pothuajse të gjitha ndeshjet e tjera, ai është një nga futbollistët më të spikatur të Bylisit në fushën e lojës. E çuditshme çfarë ndodh në këtë Shqipërinë tonë dhe në kampionatin tonë…
Maringlen ZHIVANI