HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREPas 14 vitesh karrierë, mbrojtësi shkodran Olsi Gocaj i jep lamtumirën futbollit...

Pas 14 vitesh karrierë, mbrojtësi shkodran Olsi Gocaj i jep lamtumirën futbollit të luajtur

Pas 14 vitesh karriere, mbrojtesi shkodran Olsi Gocaj ka vendosur t’i thote mjaft futbollit te luajtur. I diktuar ndoshta se fundi edhe nga nje demtim qe e ka mbajtur per disa kohe larg fushes, por edhe nga vazhdimi i jetes tashme ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ate nuk do ta shohim me ne fushen e lojes.

Ai ka qene serish pjese e Flamurtarit te Vlores, skuader me te cilen luan prej tre sezonesh, por ka biseduar me drejtuesit e tij dhe eshte rene dakord per ta mbyllur bashkepunimin ketu.

Ne nje prononcim per mediat, Gocaj eshte shprehur: “Për arsye familjare më duhet që të largohem drejt Amerikës. Por doja të falënderoja presidentin Sinan Idrizi pasi e mbyllëm me mirëkuptim.

Fola me të dhe i thashë që më duhet të largohem për arsye familjare. I jam mirënjohës për të tria këto sezone që kam qëndruar në Vlorë. Idrizi ka qenë shumë korrekt. I uroj suksese Flamurtarit. Po, po. Karriera ime u mbyll. Kam luajtur shumë vite në Shqipëri, me ulje, me ngritje, me të mira dhe të këqija, por…

Mbase nuk ishte mbyllja më e mirë, të paktën të qëndroja deri në fund, të arrinim objektivin, të dilnim në Superiore. Kjo mbase do të ishte më e mira. Por siç e thashë më sipër, për arsye familjare më duhet të largohem.

Të them të drejtën është e vështirë të shkëputem fare nga futbolli pasi e kam nisur në moshën 7-vjeçare. Meqë unë kam përfunduar kurset e UEFA C dhe B, mendoj se me kalimin e kohës mund të merrem përsëri me futboll, por në rolin e trajnerit”.

Kujtojme qe Olsi Gocaj per shume vite ka qene pjese e rendesishme e Vllaznise me te cilen ka luajtur mbi 200 ndeshje zyrtare ne kampionat. Perpos saj ka luajtur edhe me Kastriotin, Laçin ese fundi edhe me Flamurtarin.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments