Pas 14 vitesh karriere, mbrojtesi shkodran Olsi Gocaj ka vendosur t’i thote mjaft futbollit te luajtur. I diktuar ndoshta se fundi edhe nga nje demtim qe e ka mbajtur per disa kohe larg fushes, por edhe nga vazhdimi i jetes tashme ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ate nuk do ta shohim me ne fushen e lojes.

Ai ka qene serish pjese e Flamurtarit te Vlores, skuader me te cilen luan prej tre sezonesh, por ka biseduar me drejtuesit e tij dhe eshte rene dakord per ta mbyllur bashkepunimin ketu.

Ne nje prononcim per mediat, Gocaj eshte shprehur: “Për arsye familjare më duhet që të largohem drejt Amerikës. Por doja të falënderoja presidentin Sinan Idrizi pasi e mbyllëm me mirëkuptim.

Fola me të dhe i thashë që më duhet të largohem për arsye familjare. I jam mirënjohës për të tria këto sezone që kam qëndruar në Vlorë. Idrizi ka qenë shumë korrekt. I uroj suksese Flamurtarit. Po, po. Karriera ime u mbyll. Kam luajtur shumë vite në Shqipëri, me ulje, me ngritje, me të mira dhe të këqija, por…

Mbase nuk ishte mbyllja më e mirë, të paktën të qëndroja deri në fund, të arrinim objektivin, të dilnim në Superiore. Kjo mbase do të ishte më e mira. Por siç e thashë më sipër, për arsye familjare më duhet të largohem.

Të them të drejtën është e vështirë të shkëputem fare nga futbolli pasi e kam nisur në moshën 7-vjeçare. Meqë unë kam përfunduar kurset e UEFA C dhe B, mendoj se me kalimin e kohës mund të merrem përsëri me futboll, por në rolin e trajnerit”.

Kujtojme qe Olsi Gocaj per shume vite ka qene pjese e rendesishme e Vllaznise me te cilen ka luajtur mbi 200 ndeshje zyrtare ne kampionat. Perpos saj ka luajtur edhe me Kastriotin, Laçin ese fundi edhe me Flamurtarin.