Presidenti i FIFA-s po tregohet shume i entuziasmuar pas perfundimit te Kupes se Botes “Katàr 2022”. Natyrisht qē suksesi ishte padiskutim i arritur jo vetem nē nivelin tekniko-taktik tē 32 ekipeve pjesmarres ku Amerika e Jugut dhe Europa u perballen me te papritura me skuadrat qe perfaqesonin Afriken, Azine dhe Australine, ku ekipet e tyre deshmuan pēr progresin e futbollit ne keto kontinente.
Shume ndeshje ishin spektakolare. Skuadra suprize, Maroku hyri ne histori kur pretendoi ngjitjen ne podin e nderit, duke synuar vendin e trete ne duel me Kroacine. Dhe jo rastesisht ajo u vleresua me noten 8, po aq sa Kroacia.
7
Dhe jo pa merite, futbolliste te kētyre kontinenteve u perfshine ne 11-shin me te mire te finaleve si mbrojtesi Hakim dhe mesfushori Ounahi te Marokut.
Por Infantino qe aspiron per tre mandate ne drejtimin e FIFA-s ka shprehur dhe suksesin e kesaj Kupe te Botes ne drejtim te ardhurave qe u arketuan ne shifren rekord prej 6.2 miliard paund, 840 milione paund me shume se Botrori i 2018 ne Rusi.
Dhe kjo e frymezon Infantinon te nxise nje revolucion ne futbollin Botēror duke e afruar Kupen e Botes ne tre vjet apo duke perfeshire ne finale 48 skuadra, sigurisht duke i hapur driten jeshile edhe Shqiperise.
Por kreu i futbollit botēror erpara se te ndermarre nje aventure te tillē ka rastin te afroje per boten futbollistike edhe spektakle simbolike. Me kurorezimin e Argjentines si Kampione e Botes, pikerisht ne kampionatin e njezete e dyte te radhēs, diferenca e trofeve ngushtohet ne 12-10 ne favor te Europes.
Por edhe nje mini Kupe Bote ne futboll me pjesmarrjen e pese kontinenteve Europa, Amerika, Azia, Afrika dhe Australia. Kjo per momentin plotesisht e justifikuar per te nderuar progresin qe po ben kjo loje magjike edhe ne kontinentet me ngjyre.
La Gazetta dello Sport ne Itali ka bere vlersimin e 32 skuadrave, ku disa perfaqesuese te Afrikes dhe Azise kane vleresime me te mira se perfaqesueset pretendente per Brazilit (nota 5), Spanja (5), Portugalia (5), Belgjika (5), Gjermania (4), Danimarka 4.5), ne nje kohė siç thame me larte Maroku (nota8), Japonia (7), Arabia (6.5), Australia (6.5), USA (6) Kameruni(6) etj.
Pra presidenti Infantino qe kerkon edhe ai te hyje ne histori, ka edhe shansin qe t’i afroje futbollit nje revolucion shumengjyresh duke bere qe ky sport te sundoje boten duke lene pas luftrat, varferine, urretjen dhe dallimin racor.
NAMIK MEHMETI
FIRENZE 24.12.2022