HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia me brazilianin Kaina në sulm ka më shumë 'muskuj'

Vllaznia me brazilianin Kaina në sulm ka më shumë ‘muskuj’

Vllaznia ishte e papërmbajtshme në ndeshjen kundër skuadrës së Teutës. Të enjten në Shkodër, suksesi ndaj durrsakëve me rezultatin 4-0 ishte edhe më kuptimplotë, teksa Vllaznia bashkë me trepikëshin nga fitorja e bukur, ka meritën se i dha lojës shumë emocione me golat e saj njëri pas tjetrit.

Ky triumf ishte ai që nxorri më së miri në pah aftësinë e repartit sulmues. Kështu, krahas Esin Hakajt dhe Ardit Hoxhajt, pas 12-javësh shënoi edhe sulmuesi Kaina. Tashmë, Vllaznia mund të thuhet me plot kuptimin e fjalës se me brazilianin në sulm ka më shumë “muskuj”.

Mbase deri para kësaj ndeshje dikush ka menduar që Kaina duhet të largohet nga Vllaznia që në merkaton e janarit, por tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe ai që duhet të largohet është kroati Aralica. Kjo padyshim që flet në favor të brazilianit.

Në fakt përveç tij, edhe Mala dhe Hoxhaj janë për t’u veçuar dhe për t’u vlerësuar me nota maksimale, ku secili prej tyre ka specifika të veçanta dhe i shërbejnë me lojën dhe golat e tyre ecurisë së Vllaznisë.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments