Vedat Muriqi i është kthyer shkëlqimit të dikurshëm që kishte në Turqi. Sulmuesi shqiptar numëron 8 gola të shënuar dhe 1 asist në La Liga, duke qenë një nga më të spikaturit këtë sezon.
Aftësia e tij për të dërguar topin në rrjetë e ka thyer në një “magnet“ klubesh të njohura europiane në prag të merkatos.
“Pirati“ ka përfunduar në bllokun e shënimeve të Atletikos së Madridit. Zhoao Feliks është pranë largimit nga bardhekuqtë dhe tre janë kandidatët e Simeones për ta zëvendësuar.
Turam është i preferuari i klubit spanjoll, por në rast se kjo pistë dështon, atëherë janë edhe dy të tjera.
Bëhet fjalë për Enes Unalin dhe Vedat Muriqin. Por Atletiko e Madridit nuk është e vetmja e interesuar për shërbimet e sulmuesit dardan, pasi në gjurmët e tij ka rënë edhe Aston Vila me Evertonin në Premier Ligë.