HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PARENjë 17 vjeçar bind drejtuesit e Besëlidhjes, federohet me lezhjanët

Një 17 vjeçar bind drejtuesit e Besëlidhjes, federohet me lezhjanët

Te Besëlidhja besojnë te qëndrimi në Kategorinë e Parë. Pas zyrtarizimit të Artan Banos, në Lezhë ka nisur puna për të përforcuar organikën me elementë cilësorë.

Së fundmi, pjesë e ekipit është bërë Enrik Nikolli. 17-vjeçari luan si mesfushor dhe me cilësitë e treguara ka bindur stafin teknik me në krye lushnjarin Bano.

Ai ka qene ne fakt ne pankine edhe ne ndeshjen e javes se kaluar ndaj Korabit, por pa arritur te debutoje me ekipin e pare te Beselidhjes, por kjo pritet te ndodhe ne ndeshjet e ardhshme sepse Nikolli po bind per aftesite e tij.

Sigurisht qe aktivizimi i tij do te jete pak i veshtire sepse skuadra ndodhet ne pozita te veshtira, megjithate mesfushori 17 vjeçar eshte i pergatitur per te sfiduar me te rriturit ne moshe dhe per te kerkuar nje vend ne formacion.

Besëlidhja aktualisht gjendet në vendin e fundit të Kategorisë së Parë me vetëm 10 pikë. Pritet me interes të shihet se si do të reagojnë në Lezhë pas emërimit të Banos në krye të skuadrës.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments