Pas firmës së hedhur në kontratë, Gilman Lika është prezantuar si lojtar i Vllaznisë. Ai është një rikthim te kuqeblutë, ashtu si Edon Hasani, ndaj nuk do të ketë vështirësi ambientimi. Duke nënshkruar kontratë 2-vjeçare, me opsion për ta rishikuar kontratën pas përfundimit të sezonit të pare, mesfushori shkodran duket se do të pensionohet te skuadra mëmë.
Gjatë prezantimit, futbollisti në fjalë është parë jo pak i emocionuar: “Sigurisht që është një emocion i veçantë, pasi kthehem te skuadra e zemrës, në radhët e Vllaznisë, ku jam rritur. Jam i lumtur që e rivesh këtë fanellë dhe do të jap maksimumin që të arrijmë rezultate pozitive. Trajneri Cungu më bindi me projektin që ka për Vllazninë. Tifozët janë pika jonë më e fortë. Objektivat? Vllaznia do të ketë objektiva më serioze këtë herë dhe, pse jo, do të synojë kualifikimin në Kupat e Europës”.
© shkodrasport.com