HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREJo vetëm 'Trajneri më i mirë i muajit', Edi Martini meriton shumë...

Jo vetëm ‘Trajneri më i mirë i muajit’, Edi Martini meriton shumë më tepër

Ndeshja e sotme ka qene e 11-ta e tij ne krye te Teutes dhe koleksionoi edhe tre pike te tjera me te duke treguar edhe njehere tjeter shume vlera. Edi Martini e ka tjetersuar skuadren durrsake, nga nje “e pashprese” dhe e “rene nga kategoria”, ne nje pretendente per Kupat e Europes.

Vllaznia qe eshte e treta ne renditje, ndodhet vetem kater pike larg dhe te mos harrojme qe javen e ardhshme Teuta do ta prese kete skuader ne “Niko Dovana”, çka do te thote se diferenca mund te ngushtohet ne vetem 1 pike.

Meritat e trajnerit Martinit per shnderrimin teresisht te kesaj skuadre, tashme po permenden edhe nga vete futbollistet e Teutes dhe jo me kot ne gjithe keto ndeshjet e fundit, Teuta eshte skuadra qe ka grumbulluar me shume pike se çdo tjeter ne keto javet e fundit dhe me siguri qe shkodrani do te shpallet “Trajneri me i mire i muajit shkurt”.

Por me shume siguri qe Edi Martini meriton shume me teper se kaq. Nje trajner per te cilin ndoshta nuk eshte folur kaq shume dhe nuk i jane dhene meritat e duhura. Nderkohe qe ne Durres eshte e mira qe t’i japin ndonje titull. Ai eshte trajner me 4 trofe dhe me i suksesshmi ne historine e klubit durrak dhe qe po tregon serish se eshte njeriu i vetem qe mund ta çoje ne lartesine e duhur kete skuader.

Prandaj nje titull “Qytetar Nderi” i Durresit eshte me e pakta e mundshme qe ky qytet duhet te beje per te nderuar nje shkodran i cili po punon ne çdo moment per te lartesuar emrin e skuadres se tyre./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments