Fundjave qe shkoi jane luajtur ndeshjet e javes se parafundit te fazes se pare te kampionatit 5×5 per Zonen e Shkodres, kampionat ky qe zhvillohet nen kujdesin e Zyres Rajonale te Federates Shqiptare te Futbollit.

Ajo qe ka rene serish ne sy eshte furia me te cilen vazhdon t’i fitoje te gjitha ndeshjet ekipi i “Air Albania” qe eshte pretendenti kryesor per fitimin e titullit kampion.

Edhe ne ndeshjen e rradhes ai ka fituar me rezultatin e thelle 9-1 ndaj “Manchester United”. Ka fituar nderkohe ehde MFC Panthers ndaj Don Boskos nje ndeshje me shume rivalitet ne shifrat 4-3. I njejti rezultat edhe ne ndeshjen Shqiponja- Guri i Zi, ndersa Vllaznimi ka fituar 5-4 ndaj Olimpik 1 Maji.

Rezultatet e Javes se 6-te:

1. Manchester – Air Albania 1-9

2. Don Bosko – Panters 3-4

3. Gur i Zi – Shqiponja 3-4

4. Vllaznimi – Olimpik 5-4

Renditja pas javes se 6-te:

1. Air Albania 18 pike

2. Shqiponja 12

3. Panters 12

4. Don Bosko 9

5. Manchester 6

6. Gur i Zi 6

7. Vllaznimi 6

8. Olimpik 3