Dje ka startuar java e parë e kampionatit në Kategorinë e Parë. Ka qenë Vllaznia që i është gëzuar fitores ndaj Besës me rezultatin 2-1, ndërkohë që sot do të luhen sfidat e tjera. Do të jenë nëntë përballje që do të luhen sot.

Të gjitha ndeshjet janë përcaktuar të zhvillohen në orën 16:00. Në Grupin A bie në sy sfida mes Dinamos dhe Veleçikut, përballje në të cilën vendasit do tentojnë të marrin tre pikët e para.

Në Grupin B, sfidë e veçantë është ajo mes Pogradecit dhe Besës. Liqenorët shpresojnë te fitorja në këtë takim të parë dhe mund t’ia dalin duke parë lëvizjet e fundit që janë bërë në merkaton e verës.

Më poshtë mund të shikoni të gjitha përballjet që do të luhen ditën e sotme.

Grupi A

Grupi B