HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREUendi Muja nderon Kombëtaren U-19. Shënon dy gola dhe i jep fitoren...

Uendi Muja nderon Kombëtaren U-19. Shënon dy gola dhe i jep fitoren ndaj Bosnjës

Futbollistja e Vllaznisë Uendi Muja ka treguar klasin e saj të lartë dhe i ka dhuruar fitoren kombëtares U-19 të Shqipërisë në miqësoren e sotme ndaj Bosnjës. Ajo ka shënuar të dy golat në ndeshjen që përfundoi me rezultatin 2-0 për vajzat tona.

Interesant është fakti se 18 vjeçarja shkodrane është kthyer në orën 05.00 të mëngjesit të sotëm pas një udhëtimi të gjatë nga Bosnja ku ka qenë pjesë e Vllaznisë në ndeshjet e Ligës së Kampioneve dhe pa pushuar fare është nisur drejt kryeqytetit për t’u bënë në dispozicion të trajnerit Nevil Dede për ndeshjen ndaj boshnjakeve dhe ajo e ka nderuar atë. Në pjesën e dytë të takimit ajo zgjidhi gjithçka, me dy gola të bukur, i dyti me goditje dënimi. Pas dy ditësh do të luhet sërish, po në Kamzë, por në orën 10:00 paradite.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments