...
HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREKategoria e parë/ Pas Flamurtarit, humbet edhe Dinamo. Skënderbeu i gëzohet kreut

Kategoria e parë/ Pas Flamurtarit, humbet edhe Dinamo. Skënderbeu i gëzohet kreut

Kampionati i kategorise se pare po behet gjithnje e me i bukur. Dje u ndal Flamurtari kryesues ne Puke duke humbur ndaj Terbunit, ndersa sot ka humbur edhe Dinamo e vendit te dyte.

Një ndeshje spektakolare ishte ajo e Kategorisë së Parë. Apolonia arriti të fitonte me shifrat 2-3 ndaj Dinamos. Miqtë kaluan në avantazh që në minutën e 7 me anë të Anthony.

Shifrat u barazuan nga Marku në të 30. Do të ishte sërish Apolonia që gjeti avantazhin me anë të Omerit në minutën e 66, nga 11-metrat. Dikson gjeti sërish ekuilibrin te Dinamo në të 72-ten minute.

Goditja e fundit mbërriti për kryeqytetasit nga Francis në minutën e 84-te, duke vendosur historinë e takimit. Kështu Apolonia merr një fitore emocionuese, ndërsa Dinamo ndodhet me 3 pikë më pak se Skënderbeu kryesues, ndersa ne vend te dyte eshte Flamurtari me 35 pike.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.