HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia- Teuta luhet të dielën në orën 19.00 në "Loro Boriçi"

Vllaznia- Teuta luhet të dielën në orën 19.00 në “Loro Boriçi”

Pa mbaruar ende mirë ndeshja e djeshme me Lushnjën, në kampin shkodran por edhe në rradhët e tifozërisë kuqeblu kanë filluar emocionet e ndeshjes së dytë të kampionatit, asaj me Teutën. Nga sa bëhet e ditur prej Federatës Shqiptare të Futbollit, ky takim është planifikuar të luhet ditën e dielë në orën 19.00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Një përballje e tillë natyrisht që pritet me shumë interes sepse do të konfirmojë forcën e vërtetë të kuqebluve dhe për më tepër do të luhet ndaj një skuadre me të cilën raportet nuk kanë qenë shumë të mira gjithë këto vitet e fundit dhe prandaj duhet patjetër fitorja. Pritet që të ketë një numër të konsiderueshëm tifozësh në shkallët e stadiumit për këtë takim por nga ana tjetër, ende nuk janë bërë të ditur çmimet e biletave sepse do të gjendet akordi në mes klubit Vllaznia dhe FSHF-së që administron sërish stadiumin “Loro Boriçi”. Megjithatë e sigurtë është që në stadium të dielën do të ketë shumë tifozë. Vllaznia e sivjetme premton të bëjë gjëra të mira.

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments