Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESot sërish Asambleja e Vllaznisë. Por, a do vijnë këshilltarët?

Sot sërish Asambleja e Vllaznisë. Por, a do vijnë këshilltarët?

Asambleja e KF Vllaznia sh.a është planifikuar të rizhvillohet sërish sot pas dështimit të mbledhjes së para gjashtë ditëve. Kështu është vendosur nga kryesia e Këshillit Bashkiak dhe për këtë arsye, në orën 17.00 pritet që anëtarët e këtij këshilli të mblidhen për të diskutuar dy pikat e rendit të ditës: aprovimin e shumës prej 170 milionë lekëve dhe atë të pasqyrave financiare të vitit 2016.

Problemi i vetëm natyrisht është nëse do të vijnë apo jo këshilltarët. Së paku duhet që të jenë të pranishëm 26 prej tyre (më shumë se gjysma) në mënyrë që mbledhja të zhvillohet dhe në fakt kjo është shumë e rëndësishme për mbarëvajtjen e punëve tek Vllaznia sepse ekipi dhe administrata kanë muaj që nuk paguhen. Ish- këshilltari bashkiak Qashif Hoxha dy ditë më parë u shpreh ashpër në lidhje me dështimin e mbledhjes së para gjashtë ditëve duke e cilësuar si papërgjegjshmëri totale mungesën e këshilltarëve. Por gjithsesi sot shpresohet që ata të jenë të përgjegjshëm për t’u mbledhur dhe për të mos e penguar ecurinë e Vllaznisë.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments