Wednesday, January 28, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia mbyll përgatitjet. Ja ku grumbullohet para Flamurtarit

Vllaznia mbyll përgatitjet. Ja ku grumbullohet para Flamurtarit

Mesditën e sotme ekipi i Vllaznisë ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në pragndeshjen me Flamurtarin dhe futbollistët pasi kanë shkuar për pak kohë pranë familjeve të tyre, në orët e pasdites janë bashkuar së bashku por këtë herë për të mos u ndarë deri nesër në të njëjtën orë.

Kuqeblutë janë grumbulluar në pragndeshjen me Flamurtarin dhe destinacioni i tyre është sërish i njëjti: “Gardenland Resort”. Nëse kombëtarja shqiptare dhe ajo kosovare e ndryshuan së fundi rezidencën e tyre në grumbullimet e bëra në Shkodër, skuadra e Vllaznisë nuk e ka ndryshuar atë dhe do të vazhdojë të qëndrojë sërish në këtë resort pak kilometra larg qytetit. Atmosfera në skuadër duket pozitive dhe tashmë pritet vetëm ndeshja ndaj vlonjatëve e cila duhet fituar patjetër.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments