Sonte u luajt finalja e Conference League dhe West Ham fiton trofeun e parë europian pas plot 24 viteve pritje… Skuadra e “Hammers” triumfoi me rezultatin 1-2 në edicionin e dytë të Conference League, ku kundërshtar kishte Fiorentinën, që u luajt në “Fortuna Arena” në Prage.

Pjesa e parë foli më shumë për italianët edhe pse “Hammers” po ashtu u treguan shumë kërkues. Në minutën e 35 pati një ndërprerje të shkurtër, me kapitenin e “violëve” Biraghin që mori ndihmën mjekësore pasi u qëllua me gota në kokë nga tifozët e West Ham dhe u gjakos.

Në minutën e 45+5’ Jovic gjeti rrugën drejt rrjetës, por pas verifikimit në VAR ai gol u anulua për pozicion jashtë loje, duke bërë që fraksioni i parë të mbyllej pa gola.

Sfida vazhdoi me barazim deri në minutën e 62’, ku pas prekjes së topit me dorë nga kapiteni i italianëve, Biraghi, West Ham fitoi penallti që u ekzekutua nga Benrahma, i cili kaloi anglezët në avantazh.

Megjithatë avantazhi zgjati vetëm pesë minuta, kjo pasi Bonaventura barazoi në minutën e 67’. Ndeshja vazhdoi me barazimi 1-1 deri në minutën e 90’, moment kur Bowen kalon gjithë ekipin e Fiorentinës dhe vulos me rezultatin 1-2 këtë finale, me David Moyes fiton trofeun e parë europian në karrierë.

Ndërsa Fiorentina humbet finalen e dytë sezonale, pasi më herët humbi edhe Kupën e Italisë, dhe kështu mbetet jashtë Europës për sezonin e ri. Sakaq, nje rekord historik per nje futbollist italo-brazilian: Emerson Palmieri.

Me kete Conference League te fituar, ai behet lojtari i pare ne histori qe fiton te gjitha kompeticionet UEFA: fitues i Champions, Europa League, Superkupes se Europes, Europianit dhe Conference League…