HomeKRYESOREVllaznia në taekwondo shpallet kampione në kampionatin kombëtar për fëmijë

Vllaznia në taekwondo shpallet kampione në kampionatin kombëtar për fëmijë

Vllaznia në taekwondo ka arritur të shpallet kampione si ekip në kampionatin kombëtar për fëmijë, duke arritur të sigurojë 13-medalje ari, shtatë medalje argjendi dhe 12-medalje bronzi. Ky bilanc i arritur nga sportistët e Vllaznisë në kampionatin e zhvilluar në qytetin e Fierit, ishte padyshim mjaft i kënaqshëm për krye-trajnerin e këtij ekipi, Elion Puka.

Në këtë mënyrë, ekipi i Vllaznisë në taekwondo vazhdon rrugën e sukseseve, teksa një përfaqësim të shkëlqyer bënë edhe në garat e fundit të kampionatit kombëtar për fëmijë.

Në përfundim të aktivitetit, Vllaznia ka korrurr një sukses të dyfishtë, me ekipin shkodran që u shpall kampion kombëtar, por edhe me sportistën më të mirë të aktivitetit, e cila ishte Reina Spathari në gjirin e Vllaznisë, e cilësuar si sportistja më e mirë për fëmijë.

Me suksesin e arritur në këtë aktivitet, ekipi i Vllaznisë ka arritur të mbrojtë titullin kampion, të cilin e ka fituar edhe vitin e kaluar. Ndërkohë që, krye-trajneri Elion Puka premton që trofeu i titullit kampion do të jetë i Vllaznisë edhe në kampionatet e ardhshme.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments